Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Raporti për Kosovën për vitin 2020 bëri bashkë ata që ishte edhe temë diskutimi, njofton Klan Kosova.
Sipas njoftimit takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët.
Po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, që sipas Zyreës së Kryeministrit, ky proces do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë. Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri.
Raporti për Kosovën të këtij viti Hotit ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog.