Ministri i Drejtësisë Selim Selimi foli sa i përket nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës, ku tha se mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.
Tutje, Selimi tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në ngritjen e efikasitetit të punës së noterëve.
Njoftimi i plotë:
Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës. Ky memorandum mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në ngritjen e efikasitetit të punës së noterëve dhe profesioneve tjera të lira me qëllim të reflektimit në shërbim të qytetarëve në Republikën e Kosovës.