Barcelona nuk dorëzohet, në janar do të hidhen sërish në sulm për Depay

Në Spanjë janë të sigurt: Barcelona nuk heq dorë nga dy objektivat e verës, Depay dhe Eric Garcia.

Klubi blaugrana tentoi deri në fund për të afruar në skuadër sulmuesin e Lion dhe mbrojtësin e Man.City, dështuan por nuk dorëzohen.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Barcelona do të hidhet sërish në sulm gjatë merkatos së janarit por ti plotësuar dëshirën trajnerit Koeman, transmeton BW.

Për Depay ishte gjithçka e mbyllur, kishin gjetur akordin personal me sulmuesin holandez po ashtu edhe me klubin francez por në fund pengesë u bë Dembele i cili nuk pranoi huazimin te Man.United.

Në janar, Barcelona mund të ketë një avantazh më të lehtë, mund ti afroj të dy lojtarët me një çmim më të lirë.