Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranua donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga Covid-19 si maska shumë përdorimesh, dezinfektues dhe dorëza që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saja, raporton EO.
Me këtë rast ministri Veliu ka falënderuar ambasadën për ndihëm e vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.