Lazio liron Muriqin për ndeshjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

Vedat Muriqi do të jetë në dispozicion për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të mund të llogarisë në Vedat Muriqin për ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut.

Klubi nga Serie A ka liruar përforcimin e ri të jetë në dispozicion të Kombëtares për tri ballafaqimet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Muriqi sapo është shëruar nga COVID-19 dhe ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri.

Mirëpo, paraqitja e tij – edhe pse ishte ftuar nga Bernard Challenges – për duelin ndaj Maqedonisë së Veriut ishte në dyshim.

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut të enjten nga ora 20:45.