Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, i ka dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Me këtë rast O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me medaljen e “Urdhrit të Lirisë”.