533 persona janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mos respektim të masave anti-Covid.
Kjo u bë e ditur në raporton 24 orësh të PK-së.
Ligji anti-COVID-19 u miratua në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit gusht me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka lehtësuar masat por edhe ka bërë të ditur që më nuk do të ketë paralajmërime për shkelësit dhe se ata drejtpërdrejtë do të dënohen.