Hoti në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Partner i pazëvendësueshëm, gjithmonë mirënjohës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebookun e tij ka uruar Gjermaninë për 30 vjetorin e bashkimit.

Hoti në këtë postim shkruan se me aktin e thyerjes së murit të Berlinit, u thyen edhe barrierat ideologjike dhe i dhanë Gjermanisë kahje perëndimore, shkruan lajmi.net

“Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.”, shkruan Hoti.