Autoritetet në Zvicër thonë se ata kanë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida.
Prokuroria federale tha se policia kontrolloi tre shtëpi në kantonin perëndimor të Friburgut të premten, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste.
Të dyshuarit pretendohet të kenë shkelur ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të, raporton agjencia Asoshiated Press.
Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen gjithashtu se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”.
Ata identifikuan katër të dyshuarit vetëm si një grua 28-vjeçare kosovare, një burrë 26-vjeçar kosovar, një 34-vjeçar me dy shtetësi atë, zvicrane dhe kosovare dhe një 29-vjeçare maqedonase.
“Ata kanë qenë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi u kryen të gjitha në të njëjtën kohë”, thanë prokurorët.
Informacione të mëtejshme, përfshirë se cili prej të dyshuarve kishte lidhje me cilin grup, nuk janë bërë të ditura nga ana e autoriteteve.