Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që “tabuja” e shëngenit rajonal ka rënë nga ana e Kosovës, dhe se ky projekt është transforumes për kombin shqiptar që do të ndikojë edhe në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, tha se asnjë marrëveshje nuk ka mbetur në letër. Ai përsëriti edhe qëndrimin për largim të kufirit.
“Më vjen mirë që tabuja e shëngenit rajonal kanë rënë. Shëngeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë pengë… ai është një projekt që do të ndikojë drejtpërdrejt për rininë tanë, fëmijët dhe është një projekt transforumes që të bënë të shkoj për një zgjidhje nga e shkuara. E po ashtu një projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që është një betejë diplomatike”, tha ai.
Rama shprehu fjalë miradije edhe për kryeministrin Avdullah Hoti.
“Më vjen mirë që sot jam këtu me kryeministrin Hoti i cili me mençuri dhe urtësi ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të Kosovës duke i hapur rrugë vazhdimit të vetmes vijë, sjellje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar dialogut dhe përkatësisë së patundur me familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe më çlirimin e saj. Partneritet me ShBA-të dhe BE-së”, tha ai.
Ndërkohë tregojë që marrëveshjet e reja do të ndikojnë në rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve shqiptare.
“Faktet flasin për një progres dhe tregojnë që asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër. Marrëveshjet ose kanë përfunduar së zbatuari ose janë në zbatim”, tha ai.
Rama edhe gjatë kësaj konference kritikoi BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.