Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe Europë, Gent Cakaj, e ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes me Kosovën, për procedurat e mëtejme për mbështetje financiare të Luginës së Preshevës.
Cakaj shprehet se asgjë nuk përfundon me kaq me tu nënshkruar një ujdi e tillë mes qeverive shqiptare, pasi mbështetja për Luginën e Preshevës do të vazhdojë edhe më tej.
”Kjo është thjesht e mrekullueshme :
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës !
Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.
#JemiNjë #BashkëPaKufi”.