Për bisedën që ka pasur të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog.
Madje, Lajçaku ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.
“Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku.