Ish-lideri Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, ka përkujtuar protestën e 1 tetorit të vitit 1997, duke thënë se në atë kohë bota kishte kthyer vëmendjen në Kosovë, e cila me luftën e drejtë e ka fituar edhe përkrahjen dhe lirinë e munguar.
“Para 23 vjetësh, më 1 tetor 1997, mediet dhe gazetarët e huaj raportonin nga Prishtina e Kosova për protestën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët, të përkrahur nga profesorët dhe qytetarët anë e mbanë vendit, kërkonin të drejtat e tyre themelore. Nga atëherë, bota kishte kthyer vëmendjen në Kosovë, e cila me luftën e drejtë, e fitoi edhe përkrahjen dhe lirinë e munguar. Kishte ardhur koha, duhej të bëhej kthesa jonë, në të njëjtën rrjedhë, koha, si rrallëherë në historinë tonë, punonte për ne, prandaj me shumë të drejtë poetja argjentinase Evita Peron, thoshte ‘Koha është armiku më i madh’”, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Dugollit:
Para 23 vjetësh, më 1 tetor 1997, mediet dhe gazetarët e huaj raportonin nga Prishtina e Kosova për protestën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët, të përkrahur nga profesorët dhe qytetarët anë e mbanë vendit, kërkonin të drejtat e tyre themelore.
Nga atëherë, bota kishte kthyer vëmendjen në Kosovë, e cila me luftën e drejtë, e fitoi edhe përkrahjen dhe lirinë e munguar.
Kishte ardhur koha, duhej të bëhej kthesa jonë, në të njëjtën rrjedhë, koha, si rrallëherë në historinë tonë, punonte për ne, prandaj me shumë të drejtë poetja argjentinase Evita Peron, thoshte ‘Koha është armiku më i madh’.
Pak dihet për Kosovën dhe pak është shkruar në gjuhët e huaja historia jonë e trishtë, prandaj kaq vite pas, rrëfimin për ngjarjen e 1 tetorit 1997 dhe për rrjedhën e ngjarjeve të më pasme, e kam kthyer në libër në gjuhën angleze i cili shumë shpejt do jetë në duart e lexuesve anglisht folës me titull, “The Turning Point of 1 October: The Student Movement in Kosovo 1997 – 1999”, me recensentë, profesorët Anna Di Lellio, James Pettifer e Blerim Reka, ndërsa redaktor gjuhësor, profesor Justin Elliot.
Universiteti i Prishtinës ka lejuar botimin por nuk është kujdesur për ta ndihmuar edhe botimin e librit!
Urime 1 tetori, Dita e Studentëve, Dita e Universitetit!