Nol Nushi i PSD’së është dënuar me 200 euro nga Policia e Kosovës me arsyetimin se ka shkelur ligjin për mbrojtje nga pandemia.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi.
“Edhe pse ishim pak persona e me maska na dënuan për grumbullim sepse sigurisht nuk ju konvenon. Na dënuan për shkak se u prekën bankat. 200 euro është dënuar Nol Nushi”, ka thënë Kuçi për Gazetën.
Për dënimin e Nushit ka shkruar përmes Facebook’ut edhe Frashër Krasniqi.
Ai ka thënë se Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19.
“Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”, ka shkruar ai.
Ky aktivitet i PSD’së ishte paralajmëruar edhe më herët.