Dita e sotme sjell tri ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Superligë.
Kampionia në fuqi, Drita, e luan takimin e parë në edicionin e ri, pasi tri ndeshjet e para iu shtyn për shkak të pjesëmarrjes në Europa League.
Gjilanasit presin Besën e Pejës, e cila këtë edicion e ka filluar mjaft dobët.
Takimi më interesant luhet në Podujevë, ku takohen Llapi e Ballkani, derisa në Mitrovicë, Prishtina është mysafire e Trepçës ’89. Takimet fillojnë në ora 15:00.