Wednesday, November 27, 2024
Home Uncategorized Hoti kërkon nga përpunuesit e qumështit që të mos dalin në protestë

Hoti kërkon nga përpunuesit e qumështit që të mos dalin në protestë

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka mbajtur një takim me përpunuesit e qumështit.

Në një konferencë për medie, i pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje atyre që të mos dalin në protestë, pasi me vendimin e ri të qeverisë janë dyfishuar subvencionimi e qumështit.

“Problemin në këtë moment e kemi tek përpunuesit sepse janë krijuar stoqe të mëdha dhe kemi probleme te marketet. Sot pas diskutimit u dakorduam që Qeveria të merr përsipër që të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit që është në stok. Në tregtinë e brendshme inspektorati me AVUK do të jenë aktiv për të inspektuar tregun. Ne morëm për obligim që të punojmë me ministrinë e Financave dhe Administratën tatimore që të përgatitet baza ligjore që të njihen humbjet nëse hedhet qumështi ”, ka thënë ai.