Pas bastisjeve të zyrave të OVL-UÇK-së nga ana e EULEX-it, dhe arrestimit të kryetarit dhe nënkryetarit,vjen edhe një tjetër reagim nga një bashkëluftetarë i Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Rexhep Selimi deputet I VV-së, ka reaguar me anë të një cicërrime në “Twitter”.
Ai e ka quajtur një arrestim që nuk kishte pse të ndodhte.
Postimi i plotë i Rexhep Selimit:
OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte./pluspress.net.