Vazhdon aksioni i EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.
Policia e Kosovës ka larguar mediat që po qëndronin para zyrave të organizatës së veteranëve, aty ku për momentin po mbahet një aksion i EULEX’it, raporton lajmi.net.
Aksioni është duke vazhduar edhe më tutje, derisa, nuk dihet nëse dikush është arrestuar.
Në ndërkohë, hetues të EULEX-it të cilit në duar mbanin disa pako kanë hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së.