Policia ka shqiptuar 848 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 848 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, derisa edhe 1 mijë e 131 gjoba janë shqiptuar me tiketa trafiku.
Në rrugët e Kosovës, janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.
Për 24 orë janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje.