Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimin e agregatëve.
Po ashtu, sipas naftëtarëve, ky udhëzim është në kundërshtim edhe me të gjitha dispozitat ligjore që obligon tregtarët e naftës që të pastrojnë rezervuarët në çdo tri vite.
Në anën tjetër, drejtues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se qëllimi i këtij udhëzimi është për ofrimin e derivateve më cilësore për konsumatorët.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë sot se kjo shoqatë nuk është kundër pastrimit të rezervarëve, por kërkojnë të zbatohen standardet edhe në Kosovë sikur në BE dhe në vendet e regjionit.
Naftëtari Agim Behluli ka thënë se gjendja në këtë sektor është e rëndë, sidomos nga pandemia.
Behluli tha se nuk janë naftëtarët fitimprurës ashtu siç po duket nga MTI-ja. Prandaj, ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit t’i lënë rehat në ushtrimin e veprimtarisë së tyre në këtë kohë pandemie.
Edhe Tahir Zogaj naftëtarë, ka thënë se janë kundër këtij udhëzimi, teksa shtoi se në asnjë vend nuk është kjo praktikë për pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet.
Në anën tjetër, këshilltari i ministrit të MTI, Vesel Krasniqi, Albert Maxhuni, theksoi se prej ditës së parë ministri Krasniqi ka pasur në prioritet konsumatorin.
Maxhuni tha se ky vendim ka ardhur vetëm për të mbrojtur konsumatorin.