Manchester City janë vënë pas Ruben Dias.
Ruben Dias është lojtari që po kërkohet me ngulm nga skuadra e Manchester City.
Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se ‘Citizens’ janë gati të paguajnë 50 milionë euro për Dias, transmeton lajmi.net.
Lojtari shihet si një zëvendësim për Nico Otamendi, i cili pritet të largohet nga ‘Etihad’.
Benfica nuk do ta lirojë me lehtësi lojtarin, por City janë të vendosur.
Mbetet të shihet nëse City do të mbyll marrëveshjen për Dias.