Connor McGregor është një ndër figurat më kontraverse të arteve marciale. Ai u rikthye në janarin e 2020 në UFC duke mposhtur Donald Cerronen dhe më pas sërish dha dorëheqjen e tij nga ky sport.
Ai ndoshta nuk do të rikthehet më në kafaz, por do të duelojë sërish në ring.
Irlandezi ka lajmëruar në Twitterin e tij se do të ndeshet kundër legjendës Manny Pacquiao në Lindjen e Mesme, transmeton Gazetaobjektiv.
McGregor nuk e ka për herë të parë një ndeshje në boks, pasi më herët humbi me legjendën e këtij sporti Floyd Mayweather në gushtin e 2017. McGregor duket se ka arritur dakordësinë me Pacquiao dhe do të thyejë të tjerë rekorde shikueshmërie.