Thaçi dhe Veliaj takohen në Tiranë

Me anë të një postimi në Facebook Thaci ka njoftuar për takimin e tij me Veliajn, si dhe ka lavdëruar punën e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai.