Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, është eliminuar në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.
Kuqezinjtë u mundën nga gjiganti anglez, Tottenham Hotspur në Shkup, 3:1, përcjellë Olle.
Londinezët e filluan ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën pestë me Lamela.
Shkëndija golin e barazimit e gjeti dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, ku Nafiu me një goditje të fuqishme realizoi gol të bukur për 1:1.
Megjithatë, kjo ishte e tëra që skuadra shqiptare arriti të bëjë, pasi që ekipi i Jose Mourinhos realizoi edhe dy herë deri në fund të ndeshjes me Son (70’) dhe Kane (80’) për rezultatin final.
Kësisoj, Shkëndija mbyllë rrugëtimin evropian për këtë edicion dhe fokusohet në kampionatin maqedonas, ku synon titullin kampion.