Richard Grenell ka shkruar në Twitter se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që liqeni i Ujmanit të quhet `liqeni Trump`
Ai ka thënë se emri i liqenit të Ujmanit ishte pikë serioze e diskutimit pavarësisht se SHBA-të morën përsipër studimin e fizibilitetit për këtë liqe.
Grenell tha se të dy palët kanë rënë dakord që emri i ri të jetë ‘Liqeni Trump’.
“Si të quhet liqeni i cili është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisi i SHBA-ve për të bërë një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”, ka shkruar Grenell në Twitter.
I dërguari i Posaçëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi menjëherë pas marrëveshjes në SHBA midis Kosovës dhe Serbisë kishte deklaruar se me shaka ua ka propozuar këtë emër palëve në diskutim.
Mirëpo, ajo që thuhej se ishte propozuar me shaka, duket se është bërë realitet pasi që Grenell shkruan se palët janë dakorduar për emrin e ri të liqenit të Ujmanit.