Më 2 tetor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
“E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar ai në Twitter.