Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët për njohje të ndërsjellë të Serbisë.
Sipas Gjuriq një gjë të tillë Hoti vetëm po e parashikon.
”Pa marrë parasysh sa herë ai e përsërit këtë gënjeshtër, unë do ta mohojë atë”.
Më tej ai pati edhe njëporosi për Kryeministrin kosovar.
”Mesazhi im drejtuar Hotit është: Ndaloni së foluri kot, ta themi gjërësisht – të përgojoni”.
”Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë”, është shprehur ai në një njoftim për shtyp në orët e vona të kësaj të mërkurë.