Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies heroike të tyre.
Ai ka thënë se “ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë”.
Postimi i plotë i Veselit:
Në përvjetorin e 22-të, me nderim e kujtojmë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë të gërshetuar me idealet më të pastra atdhetare.
Ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë.
Në rrugën e lavdisë, me Fehën e Xhevën, atë ditë, në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.
Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!