Gjermania i ka kërkuar së fundmi Greqisë që të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë, në mënyrë që të mundësohet një dialog mes palëve. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ESTIA, sipas të cilës kërkesa është paraqitur nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, i cili ishte i pranishëm edhe në Parlamentin e Greqisë.
“Berlini po preson Athinën dhe Ankaranë në të njëjtën kohë që të tërheqin trupat”, shkruan gazeta.
Ndërkohë që ambasadori gjerman citohet të jetë shprehur se: “Kancelarja e konsideron si detyrë personale që të shmangë një konflikt ushtarak dhe të ketë një kufi paqësor”.
Gjermania është një ndër vendet që po tenton të ruajë ekuilibrin në Mesdheun Lindor, ndërkohë që Franca ka dalë hapur në mbështetje të Greqisë, madje edhe ushtarakisht.