Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan lajmi.net.
“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, rastet e reja do të publikohen në ora 15:00 nga IKSHPK.
Postimi i plotë i Zemajt:
Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.
Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.
Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.
Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.
Të nderuar qytetarë,
Edhe ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!
Bashkë mund t’ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!.