Rossonerët mposhtën në ‘San Siro’ skuadrën e Bolognas me rezultat 2:0.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (35′ 50′), i cili përkundër moshës, vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës së Stefano Piolit.
Goli i parë i suedezit erdhi pas një asistimi nga Theo Hernadez, kurse i dyti u shënua nga pika e bardhë.
Milan takimin e radhës udhëton te Crotone, kurse Bologna pret Parmën.