Italia ka raportuar 1,907 të infektuar me koronavirus përbrenda 24-orëve të fundit, kanë bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit nëpërmjet një komunikate të premtën.
Ndërkohë, Gadishulli ka raportuar edhe 10 vdekje të reja lidhur me virusin korona, ka bërë me dije tutje raporti i përditshëm i autoriteteve shëndetësore italiane sot, përcjell lajmi.net.
Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka përshkuar shifrën e 294,932 personave.
Numri i rasteve aktive me sëmundjen Covid-19 aktualisht është 42,457.