Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, për incidentin e ndodhur para një muaji në Karaçevë, po vlerëson se duhet të shkarkohet menjëherë drejtori i policisë.
Berisha para deputetëve në seancën e sotme plenare kërkon që drejtor i ardhshëm i policisë të jetë një polic i ri, i pagraduar që e do Kosovën dhe nuk përzihet në politikë.
“Për çështjen në Karaçevë duhet të shkarkohet menjëherë drejtori i policisë për shkak se në mënyrë të përsëritur, patrullat e xhandarmerisë Serbe shkelin integritetin e Kosovës, tmerrojnë qytetarët e Kosovës. Ndërsa drejtori i policisë as që është në dijeni dhe arsyetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për drejtor të policisë nëse nuk dini si me bo sepse vjen tjetri më i zi se ky, mundet me u emërua një polic i ri i cili nuk ka grada, që ka familje patriotike, që e ka unin e vet që nuk dëgjon askënd nga politika dhe e donë Kosovën”, ka thënë Berisha.