Publikohet “Si unë” nga Semi Jaupaj

Semi Jaupaj ka sjellur projektin e saj më të ri muzikor.
“Si unë” titullohet kënga e saj më e re.

Ky projekt është finalizuar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdes Endrit Mumajesi, për muzikën Irkenc Hyka, dhe për mix & master është kujdesur JoJo.

Ndryshe, ajo pas daljes nga “BBV” ka sjellur disa projekte, të cilat u pritën mirë nga publiku.