Ky është i riu që vdiq nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë, Komuna e Drenasit jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person ndërsa janë lënduar gjashtë të tjerë.

Personi që humbi jetën në këtë rast është nga Llapushniki dhe kjo është bërë e ditur nga Komuna e Drenasit.

Mifail Thaçi, është i riu që vdiq si pasojë e këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit.

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në LlapushnikE nderuara Familje Thaçi,Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë.

Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!Ramiz LladrovciKryetari i Komunës së Drenasit.