Aksident trafiku në hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në hyrje të Prishtinës.

Saktësisht aksidenti është shkaktuar në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në këtë aksident raportohet të jenë përfshirë tri automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Autoambulanca.

Lidhur me këtë aksident nuk janë dhënë ende detaje nga Policia e Kosovës.