Gjendet një person pa shenja jete në Vushtrri, policia nis hetimet

Gjendet një person pa shenja jete në Vushtrri, policia nis hetimet

Pak momente më parë është gjentur një person pa shenja jete në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Në vendin e ngjarjes ka arritur një njësi e emergjencës, që e ka konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.

Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.