Veseli kërkon vëmendjen e qeverisë ndaj sektorit të prodhimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar vizitat e tij nëpër bizneset e Kosovës të cilat janë goditur nga pandemia.

Ai ka vizituar kompaninë “Greenhouse” dhe pularinë “Ved-Farm” në Pejë, shkruan lajmi.net.

“Greenhouse është një kompani që prodhon shtëpi të parafabrikuara prej druri të cilësisë së lartë duke eksportuar në Zvicër, Austri e vende të tjera të Evropës së Veriut.”, ka shkruar Veseli.

Ai në fund ka thënë se duhet t’i kushtohet kujdes sektorit të prodhimit dhe se ky sektor duhet të ketë vëmendjen më të madhe.

Ky është postimi i plotë:

Ekonomia jonë mund të eci përpara vetëm nëpërmjet forcimit të sipërmarrjeve private në kushtet e një konkurrence të lirë e të ndershme dhe nëpërmjet një integrimi sa më të mirë të ekonomisë sonë në tregjet ndërkombëtare.

Një vend të posaçëm padyshim që zënë kompanitë prodhuese ku bëjnë pjesë edhe fabrika Greenhouse apo pularia Ved-Farm në Pejë, sepse ky është sektori që garanton më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Greenhouse është një kompani që prodhon shtëpi të parafabrikuara prej druri të cilësisë së lartë duke eksportuar në Zvicër, Austri e vende të tjera të Evropës së Veriut.

Kompania Ved-Farm është një investim serioz që përdor fjalën e fundit të shkencës për të prodhuar vezë cilësore që e meritojnë besimin e konsumatorit tonë.

Sektori i prodhimit sot ka nevojë për kujdes e vëmendje shumë më të madhe prej qeverisë, sidomos duke ditur që është dëmtuar nga pandemia dhe stina e dimrit mund ta vështirësojë situatën.