Hoti takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Takimi i Hotit në legjislativ vjen pas atij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministrit, Zoran Zaev dhe pastaj me presidentin, Stive Pendarovski.

Në takimet e Hotit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkohë që me homolgun e tij është paraqitur në një konferencë, ku të dy kryeministrat kanë deklaruar që sapo të krijohen kushtet epidemiologjike, do të përgatisin mbledhjen e dy qeverive.

Sot në Shkup pritet të nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.