Fjongo rozë në sheshin e Prishtinës, në shenjë solidarizimi për të mbijetuarat e kancerit të gjirit

Ish-presidentja Atifete Jahjaga bashkë me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kanë zbukuruar sheshin me fjongo rozë në përkrahje të të mbijetuarave të kancerit të gjirit.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga shkroi se këtë po e bëjnë edhe për të përkujtuar ata që humbën betejën me këtë sëmundje.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zbukuruam sheshin me fjongo rozë në shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit, në formë përkrahjeje me ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje dhe në kujtim të atyre që i kemi humbur në këtë betejë.

Ky aktivitet u organizua nga Znj. Nafije Latifi, një nga heroinat e këtij komuniteti, e cila vazhdon t’ju ndihmojë të gjithë grave dhe burrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit përmes organizatës së saj, Jeta-Vita.