Veseli takon Shoqatën e Grave të Dëshmorëve: PDK do të jetë përherë shtëpia e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka takuar udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve.

Përmes një postimi ne Facebook,Veseli tha se këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë”.

Njoftimi i plotë:

Sot në zyrë prita udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar së fundi nga bashkëshortet e dëshmorëve, Selver Maqkaj, Bedrush Gashit dhe Skender Latifit.

Më gëzoi fakti, që këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Premtova mbështetje dhe i sigurova se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre, sepse e ka për obligim që t’iu dal në ndihmë familjeve që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës.