Hoti: Kemi menaxhuar mirë situatën me pandeminë, Kosova tash po merret shembull

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar një konferencë për media, ku ndër të të tjerash ka deklaruar se gjatë këtyre katër muajve kanë zhvilluar qeverisje të mirë, në një situatë shumë të vështirë.

Madje ai tha se e kanë marrë qeverisjen në një gjendje shumë të vështirë, apo më të vështirën në 20 viteve e fundit në Kosovë.

“Sigurisht për shkak të situatës së pandemisë, me problemet ekonomike si rezultat i pandemisë, por të shkaktuara edhe nga politika jo-adekuate në fushën e ekonomisë. Kemi pasur sfida në veçanti të shkaktuara nga ish-qeverisja në pjesën e parë të këtij viti, dhe me problemet e tjera gjithashtu që lidhen me kushtetutshmërinë, duke evidentu dy shkelje të kushtetues në 50 ditë të qeverisjes. Na është dashur një përkushtim i madh që ta heqim izolimin, të kthejmë partneritetin me vendet kyçe, dhe marrëveshjet e rëndësishme që kemi nënshkruar dhe po zbatohen”, tha Hoti, shkruan lajmi.net.

Hoti theksoi se kanë menaxhuar mirë pandeminë dhe se Kosova tashmë po merret shembull në rajon sa i përket kësaj.

“Institucionet shëndetësore janë fokusuar në finalizimin e situatës pandemike, në arsim janë zhvilluar modalitetet të ndryshme për të organizuar arsimin gjatë pandemisë. Kurse plani për ekonominë është një nga planet më të gjera në rajon, për t’u ndihmuar bizneseve dhe qyte arëve për të kaluar pandeminë.Kemi ndërmarrë vendime që të ndalim abuzimin ndaj njëri-tjetrit, po i përmendi tri prej tyre. Kemi marrë vendim që të ndalet çfarëdo blerje e makinave në të gjithë qeverinë dhe agjencitë dhe të rishpërndahen ato në bazë të nevojave të instiiconeve. Duke vendosur indikator kyç në shpenzimet dhe përdorimin e tyre efikas.Kjo i kursen buxhetit qindra-mijëra euro, pra ndalimi i të gjitha përdorimeve të jashtme, pra të bëhen organizimet brenda vendit dhe të ndihmojmë gastronominë”, tha ai.