Idrizi: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit, me urgjencë të ndriçohet ky rast

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, e ka cilësuar të tmerrshëm sulmin me plumba ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Idrizi ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, ndërsa i ka ftuar organet e drejtësisë që ta ndriçojnë me urgjencë këtë rast.

Postimi i plotë:

Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të kaloj në heshtje asesi. Nuk mund dhe nuk guxon të cenohet fjala e lirë, në asnjë mënyrë, e lere më me kësi veprime të ulta e të frikshme.

I ftoj organet e drejtësisë që sa shpejtë dhe me urgjencë të ndriqojnë këtë veprim të tmerrshëm dhe të rrezikshëm në vendin tonë!