Deklarata e trajnerit të Trepçës ’89 pas barazimit me Feronikelin

Është përmbyllur xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça ’89 dhe Feronikeli janë ndarë në paqe duke luajtur pa gola 0-0.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, i cili tha se djemve po iu mungon konkretizimi. Gjithashtu ka disa fjalë për Arb Manajn.

“Po na mungon konkretizimi, pasi që djemtë po luajnë mirë dhe po krijojnë raste të shumta. Me kësi angazhimi jam i bindur që do të arrijmë te rezultatet. Mungesa e Manajt po vërehet shumë por jam i kënaqur edhe me Bissmark. I duhet kohë për t’u ambientuar, por jam i kënaqur me të, pasi po kryen shumë punë”, tha Idrizi.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.