Zemaj mbledh bordin këshilldhënës pas rritjes së rasteve me COVID-19

Bordi këshilldhënës për COVID-19 në Kosovë do të mblidhet sot pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe në shtetet fqinje.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Takimi do të mbahet në orën 14:00, shkruan lajmi.net.

Mediat mund të marrin pamje nga takimi, pas të cilit do të ketë edhe deklarime për media.