Dështon të miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të miratojnë në parim projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete. I njëjti sipas iniciuesve të këtij projektligji Lëvizjes Vetëvendosje do t’ia ndalte monopolin në homologim njërës prej kompanive të korporatës Devolli.

Ndërsa deputetët miratuan raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019 dhe raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019.

Të zgjedhurit e popullit miratuan edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019, si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.

Ndërkaq, është shtyrë propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.