Moti sot, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me vranësira, ndërsa parashihet që vende-vende të ketë edhe riga lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.