Ashtu si me Hotin edhe me Thaçin, Lajçak e mban takimin me dyer të mbyllura

Sikurse ditën e djeshme ku i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mbajti takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Avdullah Hoti, një gjë të tillë do ta bëj edhe sot me presidentin, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi në mes të Thaçit dhe Lajçakut do të fillojë në ora 09:35 dhe se mediet mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se a do të ketë deklarime pas takimit.