Nis takimi Hoti-Lajçak, Asociacioni temë e nxehtë diskutimi

Emisari Special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka arritur tanimë në objektin e qeverisë së Kosovës, ku ka nisur takimin me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Pak pas takimit, kryeministri i vendit ka thirrur edhe një konferencë për media.

Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave serbe.

Kjo temë tanimë është shndërruar në bllokadë për vazhdimin e dialogut, pasi që pala serbe po kërkon me ngulm që kjo çështje të finalizohet nga institucionet e Kosovës.

Sidoqoftë, pala kosovare këtë çështje po e cilëson si të mbyllur, ndërkaq që Asociacionin si një marrëveshje që duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.