Kosova niset drejt Athinës, mungojnë tre lojtarë kyç

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e ‘Dardanëve’ nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Kësisoj, selektori Bernard Challandes do të ketë në dispozicion vetëm pesë zëvendësues, pa llogaritur portierin.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Nesër nga ora 20:45 pritet të zhvillohet ndeshja, ku Kosova synon ta marrë fitoren e parë pas tre ndeshjeve.